Sipas kërkesës

Ofrojmë një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë për nevojat tuaja të ndryshme me Kredinë e marrë pranë Final.

  • Kredi që i ofrohet klientëve që janë me të ardhura nga paga fikse por edhe të ardhura nga burime të tjera si p.sh biznesi.
  • Veçoria e kësaj kredie është që mënyra e pagesës mund të jetë fleksibël duke iu përshtatur edhe ciklit të hyrjes së të ardhurave të aplikantit, qoftë me biznes apo edhe me page.
  • Përdoret për nevoja të ndryshme (blerje apajisjesh, mobilim shtëpie etj).
  • Për të aplikuar për këtë kredi, duhet të kontaktoni specialistin e kredisë në zyrat tona.
  • Disbursimi i kredisë dhe pagesa mund të bëhen në llogaritë e Final në banka të ndryshme ose me çek, gjithnjë në këto banka.
  • Norma e interesit është fleksibël në varësi edhe te kritereve të aprovimit.
  • Shuma maksimale e kësaj kredie është sipas kërkesave tuaja.
  • Afati maksimal i kësaj kredie është 60 muaj.
  • Komisioni i disbursimit maksimumi 2%.
  • Pa asnjë komision tjetër të fshehur.
  • Historiku i pagesës së kredive të mëparshme me Final ose cdo bankë apo institucion tjetër financiar është pjesë shumë e rëndësishme e vendimmarrjes për kredinë e re që ju aplikoni. Në shumicën e rasteve, historiku i keq i pagesës, është një arsye për refuzimin e aplikimit tuaj. Megjithatë, nëse ju provoni se ka pasur nje arsye objektive që ju ka cuar në mospagimin e rregullt të këtyre kredive dhe se qëllimi juaj është të përmirsoni historikun e pagesës së kredive, ateherë kredia juaj mund të miratohet.

  • Final për produkte të ndryshme ofron skema financimi dhe kushte të cilat u përshtaten më së miri nevojave tuaja. Pasi të keni bërë aplikimin ju do të kontaktoheni me telefon nga një punonjës i për të marrë përgjigjen nëse aplikimi juaj është miratuar. Pasi të kontaktoheni do të shkoni pranë zyrave të Final ku Specialisti i Kredisë do ju japë kopjen e kontratës dhe planin e shlyerjes ku janë përcaktuar të gjitha këstet që ju do të paguani cdo muaj deri në shlyerjen e kredisë. Me firmosjen dhe dorëzimin në rregull të të gjithë dokumentave të nevojshme Final do t’ju autorizojë të tërhiqni shumën e kredisë pranë bankave ku Final ka llogaritë e saj ose me anë të trasfertës direkt në llogarinë tuaj në një bankë respektive.

  • Në mënyrë që kjo kredi e vogël dhe afatshkurtër tju sjellë përfitimet maksimale, ju duhet ta paguani atë në kohë, duke ruajtur kështu marrëdhënie të mira me Final për cdo nevojë në të ardhmen, por edhe me cdo financues tjetër që ju mund të zgjidhni në të ardhmen.