Kredi Biznesi

  • Kredi e cila përdoret për nevojat e ndryshme financiare të një biznesi.
  • Por kjo kredi mund te perdoret edhe per nevoja konsumatore te individit, personit fizik ose juridik titullar ose pjesëtar I biznesit.
  • Kredia “Final” mund të disbursohet direkt në llogarinë e klientit ose përmes çekut.
  • Pagesa e kredisë bëhet me këste mujore në një degë Banke që e zgjedh klienti.
  • Norma e interesit duke filluar nga 18%.
  • Shuma maksimale e kësaj kredie është e pakufizuar.
  • Afati maksimal i kësaj kredie është 60 muaj.
  • Komisioni i disbursimit duke filluar nga 2%.
  • Pa asnjë komision tjetër të fshehur.

BIZNES DIREKT -> 10,000 – 200,000 ALL

Kredi biznesi qe mund te perdoret per nevoja te shpejta ne nje biznes si kapital qarkullues ose nevoja personale te nje individi me burim te ardhurash nga biznesi. 

BIZNES EKSPRES -> 200,000 – 600,000 ALL

Kredi biznesi qe mund te perdoret per nevoja te nje biznesi si blerje pajisjesh ose zgjerim aktiviteti per nje person fizik ose juridik me burim te ardhurash nga biznesi. 

BIZNES ULTRA -> 600,000 – 2,000,000 ALL

Kredi biznesi qe mund te perdoret per nevoja me madhore te nje biznesi si blerje pajisjesh apo ambjentesh per nje person fizk ose juridik me burim te ardhurash nga biznesi.

  • Historiku i pagesës së kredive të mëparshme me Final ose cdo bankë apo institucion tjetër financiar është pjesë shumë e rëndësishme e vendimmarrjes për kredinë e re që ju aplikoni. Në shumicën e rasteve, historiku i keq i pagesës, është një arsye për refuzimin e aplikimit tuaj. Megjithatë, nëse ju provoni se ka pasur nje arsye objektive që ju ka cuar në mospagimin e rregullt të këtyre kredive dhe se qëllimi juaj është të përmirsoni historikun e pagesës së kredive, ateherë kredia juaj mund të miratohet.

  • Final për produkte të ndryshme ofron skema financimi dhe kushte të cilat u përshtaten më së miri nevojave tuaja. Pasi të keni bërë aplikimin ju do të kontaktoheni me telefon nga një punonjës i për të marrë përgjigjen nëse aplikimi juaj është miratuar. Pasi të kontaktoheni do të shkoni pranë zyrave të Final ku Specialisti i Kredisë do ju japë kopjen e kontratës dhe planin e shlyerjes ku janë përcaktuar të gjitha këstet që ju do të paguani cdo muaj deri në shlyerjen e kredisë. Me firmosjen dhe dorëzimin në rregull të të gjithë dokumentave të nevojshme Final do t’ju autorizojë të tërhiqni shumën e kredisë pranë bankave ku Final ka llogaritë e saj ose me anë të trasfertës direkt në llogarinë tuaj në një bankë respektive.

  • Në mënyrë që kjo kredi e vogël dhe afatshkurtër tju sjellë përfitimet maksimale, ju duhet ta paguani atë në kohë, duke ruajtur kështu marrëdhënie të mira me Final për cdo nevojë në të ardhmen, por edhe me cdo financues tjetër që ju mund të zgjidhni në të ardhmen.