Si funksionon qiraja financiare?
FINAL është një institucion financiar jo-bankar i specializuar në qeranë financiare. Final mundëson financimin e të gjitha llojeve të ndryshme të produkteve si elektroshtepiake, mobilje etj, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e saj që operojnë në tregun shqiptar duke iu përshtatur sa më mirë nevojave të klientëve të saj. FINAL angazhohet të plotësojë kërkesat e individëve për produkte të ndryshme në mënyrë transparente dhe të menjehershme brenda 30 minutash nga paraqitja e dokumentacionit të kërkuar.
Si të aplikoni?
Ju duhet fillimisht të zgjidhni produktin që dëshironi nga fusha e produkteve që Final ofron. Më pas Specialisti i Kredisë së Final do ju shpjegojë të gjitha kushtet dhe termat si edhe interesat dhe komisionet që lidhen me financimin e produktit që dëshironi, dhe do ju orientojë lidhur me aplikimin.
Cfarë dokumentash duhet të paraqes në momentin e aplikimit?
Në momentin që aplikoni ju duhet të keni me vete ID ose një pasaportë të vlefshme. Më pas ju duhet të deklaroni të gjitha të dhënat tuaja financiare lidhur me aplikimin dhe të firmosni Formularin e Aplikimit dhe Klauzolën e Pëlqimit Paraprak.
Kush mund të aplikojë ?
- Ju që merrni pagë nga punëdhënësit tuaj aktualë ose merrni një pension zyrtar të paguar nëpërmjet një llogarie bankare/ ose jo.
- Keni një tjetër burim të ardhurash, i cili është afatgjatë dhe me kontratë të sigurt (p.sh. mbështetet me dokumente juridike të tilla si kontratë qiraje etc).
- Ju që jeni Pronarë biznesesh dhe që siguroni të ardhura nga biznesi juaj.
- Ju që jeni rezident në Shqiperi
- Ju që jeni të paktën 20 vjeç dhe jo më shumë se 70 vjec në momentin e aplikimit.
Është gjithashtu e rëndësishme që ju dhe një person tjetër i familjes suaj të keni numra kontakti te vlefshëm telefoni.
Si mund ta tërhiqni produktin?
Final për produkte të ndryshme ofron skema financimi dhe kushte të cilat u përshtaten më së miri nevojave tuaja. Në shumicën e rasteve ju do të parapaguani një shumë të vogël në formë komisioni të produktit. Pasi të keni bërë aplikimin ju do të kontaktoheni me telefon nga një punonjës i Departamentit te Riskut i cili do ju bëjë disa pyetje lidhur me të dhënat që ju keni deklaruar dhe situatën tuaj financiare.
Nëse gjykohet e arsyeshme aplikimi juaj do të miratohet. Pasi të kontaktoheni do të shkoni pranë zyrave të Final ku Specialisti i Kredisë do ju japë kopjen e kontratës dhe planin e shlyerjes ku janë përcaktuar të gjitha këstet që ju do të paguani cdo muaj deri në shlyerjen e kredisë. Me firmosjen dhe dorëzimin në rregull të të gjithë dokumentave të nevojshme Final do t’ju autorizojë të tërhiqni shumën e kredisë pranë bankave ku Final ka llogaritë e saj.
Historiku i kredisë në regjistrin e kredive
Historiku i pagesës së kredive të mëparshme me Final ose cdo bankë apo institucion tjetër financiar është pjesë shumë e rëndësishme e vendimmarrjes për kredinë e re që ju aplikoni.
Në shumicën e rasteve, historiku i keq i pagesës, është një arsye për refuzimin e aplikimit tuaj. Megjithatë, nëse ju provoni se ka pasur nje arsye objektive që ju ka cuar në mospagimin e rregullt të këtyre kredive dhe se qëllimi juaj është të përmirsoni historikun e pagesës së kredive, ateherë kredia juaj mund të miratohet.
Si të përfitoni maksimalisht nga kjo kredi
Në mënyrë që kjo kredi e vogël dhe afatshkurtër tju sjellë përfitimet maksimale, ju duhet ta paguani atë në kohë, duke ruajtur kështu marrëdhënie të mira me Final për cdo nevojë në të ardhmen, por edhe me cdo financues tjetër që ju mund të zgjidhni në të ardhmen.